Site icon Telegrafi

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të ndryshe të dhunës në familje.

Dy raste janë në Podujevë, një në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Gjilan.

Sipas raportit, dy persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Është arrestuar i dyshuari mashkull në Podujevë, pasi që i njëjti kishte shkaktuar disa demolomë në shtëpi si dhe kishte kanosur viktimën, vëllun e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Viktima femër në Fushë Kosovës, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull. Viktima nuk ka pasur lëndime te dukshme por ka pranuar ndihmën mjekësore. I dyshuari nuk është arrestuar dhe mbetet qe i njëjti te intervistohet në ditët në vijim për shkak te pamundësisë që të paraqitet në stacionin policor. Rasti në procedurë të rregullt.

Është arrestuar i dyshuari mashkull në Podujevë, pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe është kthyer në shtëpinë e të dyshuarit bashkëshortit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Është arrestuar i dyshuari mashkull në Gjilan pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/

Exit mobile version