Ushtria ukrainase ka deklaruar se janë shkrepur raketat nga territori bjellorus.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, raketat u shkrepën në drejtimin jugperëndimor, thuhej tutje.
Bjellorusia është një aleat i Rusisë dhe kishte marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta ushtarake me forcat ruse në ditët para pushtimit.
Në orët e para të së enjtes Rusia nisi një sulm ushtarak në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ukraina ka deklaruar se deri më tani janë vrarë më shumë se 40 ushtarë dhe disa janë plagosur.
Oleksiy Arestovych, një këshilltar në zyrën e Presidentit, tha se përveç viktimave ushtarake, “me sa di unë, për momentin ka edhe disa civil të vrarë – deri në dhjetë”. /Telegrafi/