Telegrafi

Katër persona të lënduar në një aksident trafiku në Istog

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se personat e lënduar janë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Sot rreth orës 7:10 minuta në fshatin Zallq, të Komunës së Istogut, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura dhe si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për tretman të mëtutjeshëm”, ka thënë Rugova.

Lexo po ashtu Dy të vdekur dhe tre të lënduar në një aksident në autostradën "Ibrahim Rugova"

Po ashtu, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident me fatalitet që kanë mbetur të vdekur dy persona dhe janë lënduar tre. /Telegrafi/