Sikur të shikoni vetëm të mbeturat e veturës, do të mendoni se askush nuk ka mundur të shpëtojë në këtë aksident.
Por, katër meshkuj kanë qenë me fat, kur vetura e tyre devijoi nga rruga dhe u përplas në trungun e një peme, transmeton Telegrafi.
Vetura është ndarë në gjysmë. Katër ambulanca kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bartur të lënduarit, dy prej tyre në gjendje të rëndë.
Meshkujt në vitet e njëzeta janë shtruar në spital, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/