Telegrafi

Katër persona përfshihen në rrahje, njëri goditet me thikë në kokë në Fushë Kosovë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se në Fushë Kosovë më datën 23.09.2019 në orën 23:00, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët janë përfshirë në rrahje.

Sipas raportit policor si pasojë e rrahjes njëri prej të dyshuarve e ka goditur me thikë viktimën mashkull K/shqiptar i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 24 orë./Telegrafi/