Telegrafi

Katër persona përfshihen në një rrahje në Sibofc të Podujevës

Foto: Ilustrim

Janë arrestuar katër persona në fshatin Sibofc të Podujevës pasi janë rrahur ndërmjet veti.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 14:25.

Si pasojë e rrahjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë marrë  tretman mjekësor në QKMF në Podujevë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Telegrafi/