Telegrafi

Katër persona lëndohen në një aksident trafiku në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 17:00, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë. Në aksident kanë qenë dy automjete të përfshira ku janë lënduar katër persona”, tha Ahmeti për Telegrafin.

Ahmeti theksoi se me rastin po merren njësiti i trafikut./Telegrafi/