Katër persona dyshohet se janë helmuar në Lipjan, pasi janë ushqyer në një restorant të ushqimeve të shpejta.
Me këtë rast Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka mbyllur biznesin në fjalë deri në analizimin e mostrave të plota.
Së paku katër persona dyshohet se janë helmuar si pasojë e konsumimit të ushqimit në një restorant “Fast Food” në Lipjan.
Zëdhënësi i AUV-it , Lamir Thaçi ka deklaruar se për numrin e saktë të personave të helmuar do të deklarohet IKSHPK-ja dhe Klinika Infektive.
“Katër mostra janë dërguar për testim në IKSHPK dhe nuk dihet ende saktë sa persona janë helmuar. Lokali do të jetë i mbyllur deri në daljen e rezultateve të analizave. Varësisht nga rezultatet laboratorike rasti do të procedohet sipas procedurave administrative bazuar në të gjeturat e mbledhura nga gjurmueshmëria e rastit”, deklaroi Thaçi.
“Se sa janë helmuar apo sa persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore e dinë IKSHPK-ja dhe Klinika Infektive”, tha ai./Telegrafi/