Site icon Telegrafi

Katër përballje të fundit në Kupën e Kosovës, skuadrat kërkojnë një biletë për në çerekfinale

Këtë vikend në futbollin kosovar po zhvillohen ndeshjet e 1/8 së finales në Digitalb Kupën e Kosovës.

Drita, Prishtina, Vëllaznimi dhe Ferizaj janë katër skuadrat e para që kanë siguruar plasmanin në çerekfinale të Kupës.

Ndërkohë ditën e sotme do të mësohen edhe katër çerekfinalistët e tjerë.

Interesant pritet të jetë në Klinë, ku skuadra pretendente për tu futur në Superligë, Dukagjini do të jetë nikoqir i Feronikelit.

Shorti deshi të kemi përballje të Superligës edhe ditën e sotme, ku Ballkani do të jetë mikpritës i Gjilanit.

‘Xhebrailat’, janë treguar tejet të suksesshëm në ballafaqim me gjilanasit ku këtë edicion në dy përballje kanë marrë dy fitore.

Edhe një përballje e Superligës do të zhvillohet në Mitrovicë, ku Trepça ’89 pret Flamurtarin.

Ndërkohë dueli i fundit i kësaj dite mbetet mes KF Kikës dhe KF Istogut. /Telegrafi/

Exit mobile version