Interi pret të marrë një ofertë të re nga Paris Saint-Germain për mbrojtësin Milan Skriniar në fillim të javës së ardhshme.
Qendërmbrojtësi sllovak është bërë një objektiv kryesor për kampionët francezë, pasi thuhet se ka pasur plot katër oferta të mëparshme të refuzuara më herët në këtë afat kalimtar të transferimeve.
Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, PSG do të kthehet me një ofertë të pestë dhe të fundit – me Interin që kërkon një marrëveshje të drejtpërdrejtë për jo më pak se 70 milionë euro.
Ofertat prej 50 milionë euro, 50 milionë euro plus një lojtar, 60 milion euro dhe 60 milionë plus Julian Draxler deri më tani janë refuzuar nga Interi, shton raporti, dhe klubi pret që oferta tjetër të jetë përfundimtare.
Mediumi italian shton se Interi madje ka ulur çmimin fillestar të kërkuar nga 80 milionë në 70 milionë euro.
Ndërkohë, Skriniar ka rënë dakord edhe për kushtet personale me PSG-në, ku thuhet se do të fitonte 7.7 milionë euro në vit nëse marrëveshja përfundon.
Në PSG, 27-vjeçari do të gjente ish-bashkëlojtarin e Interit, Achraf Hakimi, i cili u bashkua nga Nerazzurrët verën e kaluar. /Telegrafi/
Skriniar: l’Inter aspetta offerta Psg, servono 70 milioni, no a contropartite #calciomercato https://t.co/soAxqH2Pd3
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) July 3, 2022