Site icon Telegrafi

Katër ndeshje interesante në NBA, Spurs fituan derbin me Suns

Phoenix Suns u mposhtën nga San Antonio Spurs për herë të dytë në tre ditë. Këtë herë skuadra e Gregg Popovich fitoi me rezultat 132:121 dhe Victor Wembanyama luajti një lojë monstruoze.

I riu francez tregoi mëngjesin e sotme pse u prit kaq gjatë në ligën e NBA dhe pse u zgjodh si zgjedhës i parë në draftin e kësaj vere dhe dominoi plotësisht Jusuf Nurkicin, përfaqësuesin e Bosnjë-Hercegovinës.

Wembanyama e përfundoi ndeshjen me 38 pikë, 10 kërcime dhe dy bllokada, teksa ishte i saktë 15 herë nga 26 gjuajtje nga fusha.

Në anën tjetër, Nurkic shënoi 7 pikë dhe 3 kërcime për 18 minuta në fushë. Për Suns, më të mirët ishin Devin Booker me 31 pikë dhe Kevin Durant me 28 pikë.

Në përballjet tjera, Pelicant mposhten Pistons, 76-ers triumfuan ndaj Raptors dhe Magic fituan ngushtë ndaj Jazz.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera:

New Orleans Pelicans – Detroit Pistons 125:116

Philadelphia 76-ers – Toronto Raptors 114:99

Utah Jazz – Orlando Magic 113:115

/Telegrafi/

Exit mobile version