Telegrafi

Katër kundërshtarët e mundshëm të Usyk, cili nga ta do të mund ta mposhte ukrainasin?

Mediat kanë zbuluar tashmë emrat e katër kundërshtarëve të mundshëm të ukrainasit, Oleksandr Usyk, i cili mposhti të shtunën mbrëma Anthony Joshuan.

Usyk ka triumfuar nga Joshuas dhe ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar bote.

Ukrainasi tashmë do të mbajë tre tituj botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO, pasi fitoi me dominim në meçin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.

Lexo po ashtu Usyk mposht Joshuan dhe shpallet kampion i ri bote në peshat e rënda

Tashmë pas fitores ndaj britanikut Joshua, Usyk ka zbuluar emrat e katër kundërshtarëve të mundshëm për meçin e radhës.

Mediumi i njohur DAZN, i cili mban edhe të drejtat televizive të meçeve të mëdha të boksit ka publikuar emrat.

“AJ nuk mund ta bënte, cili nga këto do të zgjidhte enigmën Usyk?”, ka shkruar DAZN në postimin e tyre ku ka vendosur katër boksierët.

Lexo po ashtu Joshua: Do të mësoj nga kjo humbje, do përmirësohem dhe do të fitoj në rimeç

Tyson Fury, Deontay Wilder, Dillian Whyte dhe Joe Joyce janë boksierët që janë publikuar nga DAZN.

Megjithatë, Joshua thuhet se e posedon kontratën për një ndeshje rimeç me Usyk dhe gjatë javëve apo muajve të ardhshëm mund të ketë informata më të sakta. /Telegrafi/