Mediat kanë zbuluar tashmë emrat e katër kundërshtarëve të mundshëm të ukrainasit, Oleksandr Usyk, i cili mposhti të shtunën mbrëma Anthony Joshuan.
Usyk ka triumfuar nga Joshuas dhe ka arritur t’i fitojë titujt e peshave të rënda me vendim unanim të gjyqtarëve dhe të shpallet kampion i unifikuar bote.
Ukrainasi tashmë do të mbajë tre tituj botëror të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO, pasi fitoi me dominim në meçin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’.
Tashmë pas fitores ndaj britanikut Joshua, Usyk ka zbuluar emrat e katër kundërshtarëve të mundshëm për meçin e radhës.
Mediumi i njohur DAZN, i cili mban edhe të drejtat televizive të meçeve të mëdha të boksit ka publikuar emrat.
AJ couldn’t do it, which of these would solve the Usyk puzzle? pic.twitter.com/rV33ObwD5o
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) September 25, 2021
“AJ nuk mund ta bënte, cili nga këto do të zgjidhte enigmën Usyk?”, ka shkruar DAZN në postimin e tyre ku ka vendosur katër boksierët.
Tyson Fury, Deontay Wilder, Dillian Whyte dhe Joe Joyce janë boksierët që janë publikuar nga DAZN.
Megjithatë, Joshua thuhet se e posedon kontratën për një ndeshje rimeç me Usyk dhe gjatë javëve apo muajve të ardhshëm mund të ketë informata më të sakta. /Telegrafi/