Barcelona tani ka një problem me Philippe Coutinhon, pas mbylljes së afatit kalimtar në Ligën Premier.
Skuadra katalunase e dëshiron largimin e anësorit brazilian në këtë afat kalimtar, mirëpo tani do të jetë më e vështirë pas përfundimit të transferimeve në ligën angleze.
Lojtari 27-vjeçar lidhej me një kalim te Arsenali dhe Manchester United, derisa një rikthim i mundshëm te Liverpooli ishte në letër.
Kampioni i La Liga-së tani po shikon mundësi të tjera që ta largojë Coutinhon, e që mund të projektohet shitja e tij në Serie A.
Barcelona dëshiron ta shesë brazilianin në këtë afat kalimtar që mbyllet më 31 gusht, në mënyrë që ta financojë rikthimin e Neymarit.
Sipas asaj që raporton AS, Paris Saint-Germian, Bayern Munich, Monaco dhe Juventus, kanë shfaqur interesim për lojtarin që fiton dhjetë milionë euro pagë në Camp Nou.
Katalunasit kërkojnë 120 milionë euro nga shitja e Coutinhos, mirëpo që katër klubet evropiane nuk po ofrojnë më shumë se 100 milionë. /Telegrafi/