Telegrafi

Katër kilometra, me një rrotë më pak

Në gjendje të dehur ka ndezur veturën së cilës i ishte vjedhur njëra rrotë. Laura Hewlett-Conway as që e ka vërejtur që mungon ajo, duke vozitur vetëm me diskun mbajtës.

Policia që ishin njoftuar nga qytetarët për një lëvizje jo të zakonshme të veturës, e kishte gjetur gruan 33-vjeçare duke qëndruar jashtë veturës.

Parukierja që ishte në pizhame dhe me zor e mbanin këmbët, ka thënë se “nuk është e dehur”, ndërsa nuk ka ditur se “çfarë është duke ndodhur”, transmeton Telegrafi.

Në testin për alkool është kuptuar se ajo ka pirë sasi dy herë më të madhe se limiti, kurse në asfalt ka lënë një shenjë prej 4.3 kilometrash, shkaku i mungesës së rrotës.

Gjykata në Birmingham e ka ndaluar të vozis për 17 muaj, si dhe 150 orë punë pa pagesë për komunitetin. /Telegrafi/