Site icon Telegrafi

Katër kandidatët për Topin e Artë

Cristiano Ronaldo, Gareth Bale, Antonie Griezmann dhe Toni Kroos janë favoritet për Topin e Artë.

France Football ka bërë një analizë dhe ka përzgjedhur katër futbollistë, për të cilët mendon se duhet të jenë favoritë për Topin e Artë.

Të katër këta futbollistë me kombëtaret e tyre janë kualifikuar në gjysmëfinale të Euro 2016 dhe luajnë në La Liga.

Tre prej tyre janë pjesë e Real Madridit dhe një i Atletico Madridit.

Listën e kryeson Cristiano Roanldo që me Portugalinë është në gjysmëfinale dhe ka fituar Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar 16 gola.

I dyti është Gareth Bale, që po ashtu luan në Real Madrid dhe është në gjysmëfinale me Uellsin, ku luan në kuadër te Portugalisë.

I treti është Antonie Griezmann, që ka luajtur në finale të Ligës së Kampionëve dhe është golashënuesi më i mirë në Euro me 4 gola.

Futbollisti i katërt është Toni Kroos, i cili ka qenë i jashtëzakonshëm në kampionat dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për të, nëse triumfon me Gjermaninë në Euro 2016.

Exit mobile version