Telegrafi

Katër gjigantë evropian kërkojnë Chiesan e Fiorentinës  

Napoli, Chelsea, Manchester United dhe Borussia Dortmund, të gjitha këto skuadra të mëdha kanë pyetur për adoleshentin sensacional të Fiorentinas, Federico Chiesa.

Djali 19-vjeçar i ish-yllit të Parmas, Enrico Chiesa, bëri debutimin e tij në Serie A një vit më parë dhe shpejt u bë një figurë kyçe e ekipit Viola.

Lexo po ashtu Fiorentina po rritë në skuadër të bijtë e legjendave të futbollit (Foto)

Chiesa erdhi përmes akademisë së të rinjve të klubit Viola dhe kohëve të fundit nënshkroi një kontratë që e mban në klub deri në qershor të 2021.

Sipas burimeve të shumta, duke përfshirë gazetën Tuttomercatoweb dhe Il Mattino, disa klube i kanë kërkuar informacione Fiorentinës për lojtarin.

Lexo po ashtu Interi refuzohet për Chiesan

Napoli ka qenë prej kohësh i lidhur me mesfushorin e gjithanshëm për disa muaj, pasi Maurizio Sarri e konsideron atë një shtesë ideale në skuadër.

Ata janë larg nga pretendentët e vetëm, pasi Chelsea, Manchester United dhe Borussia Dortmund gjithashtu kanë kontaktuar Fiorentinën për të pyetur për gjendjen e tij.

Çmimi i adoleshentit italian, i cili luan me Italinë U-21 besohet të jetë rreth 20 milionë euro, por Fiorentina nuk dëshiron të dëgjoj nën 40 milionë. /Telegrafi/