Të gjithë prindërit duan më të mirën për fëmijët e tyre. Ata punojnë dhe sakrifikojnë shumë që fëmijëve mos t’u mungojë asgjë. Mirëpo, ndonjëherë nuk mjaftojnë vetëm të mirat materiale që prindërit u sigurojnë fëmijëve
Atyre mund t’ju mungojë dashuria dhe koha e kaluar me ta. Prandaj ju prindër duhet ta lexoni me patjetër këtë artikull për të mësuar gabimet që bëni me fëmijët tuaj:
Nuk e shijoni komunikimin me fëmijët
Fëmijët rriten shpejt, mirëpo ato kanë nevojë për komunikim të vazhdueshëm me të rriturit. Mirëpo, edhe prindërit kanë nevojë të flasin me fëmijët e tyre dhe ta shijojnë kohën e lirë me ta.
Prandaj ajo që ju këshillojmë ne është ta shijoni çdo moment me fëmijën tuaj, pasi koha nuk mund të kthehet pas.
Nuk i përqafoni fëmijët mjaftueshëm
Shkencëtarët kanë provuar rëndësinë e përqafimeve për shëndetin (për shëndetin moral dhe fizik). Ka shumë avantazhe të dukshme, por ndoshta do të pajtoheni se është mirë të përqafoni fëmijën tuaj.
Ndonjëherë prindërit nuk i përqafojnë fëmijët me idenë se mos llastohen, mirëpo periudhën e fëmijërisë së tyre duhet ta shijoni, pasi ata rriten me shpejtësi dhe ndoshta më pas nuk do t’ua lejojnë aq shumë t’i përqafoni.
Nuk e keni shkruar fjalën e parë që kanë thënë
Këto janë disa kujtime të mira. Ju lehtë mund të jetoni pa to, por është shumë më mirë t’i mbani gjithmonë “të dokumentuara”.
Keni qenë shumë strikt
Mos u bëni shumë strikt me fëmijët, pasi i ndrydhni ata dhe nuk i lini të bëhen të suksesshëm. Prindërit kur i ndalojnë fëmijët për veprime të ndryshme, kjo gjë e dobëson marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/