Manchester City pritet të shpallet kampion i Anglisë javën e ardhshme.
Por skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka dështuar të tregojë vlerat në Ligën e Kampionëve.
‘Citizens’, janë eliminuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpool me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Kësisoj Pep Guardiola po dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës për edicionin e ri.
Në listën e liderit aktual të Ligës Premier janë katër futbollistë dhe njëra nga ta do të transferohet në Etihad Stadium.
Julian Weigl mbetet objektivi kryesor i Pep Guardiolës i cili e ka parë nga afër në Gjermani futbollistin e Dortmundit.
Pas Weigl vije mesfushori brazilian i Shakhtar Donetsk, Fred që gjithashtu po kalon formë të lartë.
Ndërkohë dy emrat të tjera janë Jorginho i Napolit dhe Jean Michael Seri i Nice.
Për të transferuar njërin nga futbollistët e lartpërmendur, City ka gati një shumë rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/