Telegrafi

Katër emra të njohur mbetën jashtë finales së “Kënga Magjike 2017” (Foto/Video)

Festivali “Kënga Magjike” përmbylli me sukses edicionin e 19-të, duke shpallur fituese këngëtaren Anxhela Peristeri.

Gjithsej 20 artistë u ngjitën në natën finale të “Kënga Magjike 2017” duke marrë çmimet përkatëse për këngët e tyre.

Lexo po ashtu Anxhela Peristeri fiton "Kënga Magjike 2017"

Megjithatë, kishte edhe nga artistë, të cilët përkundër këngës dhe performancës së mirë në gjysmëfinale, mbetën jashtë loje.

Çiljeta Xhilaga, Evi Reçi, Fjolla Morina e Rovena Stefa janë katër këngëtaret e njohura, të cilat nuk kanë arritur të rrëmbejnë pikët e duhura nga kolegët për t’u prezantuar në natën finale.

Lexo po ashtu Të gjitha çmimet në "Kënga Magjike 2017"

Disa prej tyre kanë dalë me reagime në rrjetet sociale, duke falënderuar fansat për mbështetjen, e ndërsa disa zgjodhën vetëm heshtjen.

Megjithëse numërojnë vite në skenë, dhe kishin prurje të mira muzikore, ato nuk arritën të bëhen pjesë e finales, e aq më tepër të rrëmbejnë një çmim.

Lexo po ashtu Ardit Gjebrea i rikthehet muzikës! Këndon këngën e re së bashku me vajzën e tij Anën në 'Kënga Magjike' (Foto)

Siç u pa edhe nga nata finale, hapësirë më e madhe këtë vit i është dhënë artistëve të rinj, të cilët dominuan në natën finale të festivalit “Kënga Magjike” këtë vit. /Telegrafi/