Festivali “Kënga Magjike” përmbylli me sukses edicionin e 19-të, duke shpallur fituese këngëtaren Anxhela Peristeri.
Gjithsej 20 artistë u ngjitën në natën finale të “Kënga Magjike 2017” duke marrë çmimet përkatëse për këngët e tyre.
Megjithatë, kishte edhe nga artistë, të cilët përkundër këngës dhe performancës së mirë në gjysmëfinale, mbetën jashtë loje.
Çiljeta Xhilaga, Evi Reçi, Fjolla Morina e Rovena Stefa janë katër këngëtaret e njohura, të cilat nuk kanë arritur të rrëmbejnë pikët e duhura nga kolegët për t’u prezantuar në natën finale.
Disa prej tyre kanë dalë me reagime në rrjetet sociale, duke falënderuar fansat për mbështetjen, e ndërsa disa zgjodhën vetëm heshtjen.
Megjithëse numërojnë vite në skenë, dhe kishin prurje të mira muzikore, ato nuk arritën të bëhen pjesë e finales, e aq më tepër të rrëmbejnë një çmim.
Siç u pa edhe nga nata finale, hapësirë më e madhe këtë vit i është dhënë artistëve të rinj, të cilët dominuan në natën finale të festivalit “Kënga Magjike” këtë vit. /Telegrafi/