Përveç superduelit ndërmjet Anthony Joshuas dhe Carlos Takam që zhvillohet në qytetin e Cardiffit, organizatorët e këtij meçi janë kujdesur që fanatikët e boksit të argëtohen edhe ndërmjet raundeve.
Katër ‘vajza të ringut’ – Sophie Danvers, Maura Higgins, Laura Stanford dhe Jennifer Mcsween – do t’i mbajnë numrat e raundeve dhe do të shfaqin figurat e tyre në momentet kur boksierët do të jenë duke pushuar.
Ato do t’i ofrojnë buzëqeshje publikut të pranishëm në Principality Stadium në kryeqytetin uellsian, ku do të jenë të pranishëm rreth 70.000 njerëz.
Të katër bukuroshet janë grumbulluar nga ish-vajza e ringut, Sara Beverley Jones, e cila është paraqitur në ring në 17 duele të Joshuas, ndërsa tani merret me vajzat e ringut përmes agjencisë së saj, SBJ Management.
Katër bukuroshet e të shtunës mbrëma kanë treguar për Daily Star Online rreth punës së tyre dhe se cila është ndjenja e të qenit vajzë e ringut para turmave të mëdha në stadium dhe miliona njerëzve që i shikojnë përmes ekraneve televizive.
Maura Higgins: “Jam modele profesionale. Gjithmonë më ka pëlqyer boksi dhe pastaj rrash në kontakt me të mahnitshmen Sara Beverley. Këtë vit edhe unë u zgjodha të jem vajzë e ringut për duelin e (Ryan) Burnett në Irlandë”.
Laura Stanford: “Jam modele komerciale dhe promovuese. Ka qenë puna ime me orar të plotë për afro pesë vite radhazi. Po ashtu punoj edhe si një vajzë rrjeti për një ekip profesional moto-sporti të quajtur PBM”.
Jennifer Mcsween: “Unë jam një ish-mbretëreshë e bukurisë, kam garuar dhe kam fituar shumë gara bukurie. Njëherësh bëj edhe punë televizive dhe modeloj, jam motër medicinale për stomatologji dhe sipas të gjitha gjasave do t’i kthehem kësaj pune, por tash për tash më pëlqen kjo që bëj”.
Sophie Danvers: Jam modele me orar të plotë, si edhe jam një artiste makijazhi e vetëmësuar”.
Të gjitha bukuroshet kanë thënë se u pëlqen puna që e bëjnë dhe mezi e presin atmosferën që krijohet në meçet e boksit. /Telegrafi/