Site icon Telegrafi

Katër astronautët u desh të veshin pelena gjatë kthimit për në Tokë

Katër astronautë nga Crew Dragon e SpaceX u larguan nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për tu rikthyer në Tokë.

Katër astronautët u kthyen në Tokë të hënën, për t’i dhënë fund një misioni 200-ditor të stacionit hapësinor që filloi pranverën e kaluar.

I ashtuquajturi “Crew-2” – i përbërë nga astronauti francez i ESA-s, Thomas Pesquet, astronauti japonez Akihiko Hoshide si dhe astronautët e NASA-s Shane Kimbrough dhe Megan McArthur – ka zbarkuar në det pranë shtetit amerikan të Floridës të martën.

Por përveç kthimit të tyre, ka qenë edhe një detaj interesant që ka bërë bujë në mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Tualeti në bordin e “Crew Dragon” të SpaceX të Elon Musk është prishur, që do të thotë se katër astronautët, të cilët kanë qenë në ISS që nga prilli, do të duhej të mbanin një lloj pelene gjatë kthimit.

McArthur në një konferencë për shtyp.

“Në fluturimet në hapësirë ka shumë sfida të vogla dhe ne jemi të përgatitur të përballemi me këtë”, ka thënë McArthur.

Kthimi i tyre në Tokë fillimisht ishte planifikuar për të dielën, por u shty me një njoftim të shkurtër deri të hënën për shkak të kushteve të këqija të motit. /Telegrafi/

Exit mobile version