Mediumi italian La Gazzetta dello Sport ka shpjeguar katër arsyet pse Romelu Lukaku refuzoi një rikthim te Chelsea, pavarësisht mundësisë për të dyfishuar pagët e tij.
Lukaku është në një marrëveshje prej 7.5 milionë euro në vit në Stadio Giuseppe Meazza, por, sipas La Gazzetta dello Sport, Chelsea ishte gati t’i ofronte atij një marrëveshje të re me vlerë 15 milionë euro në vit.
Gazeta italiane kishte zbuluar bisedimet midis yllit belg dhe gjigantëve të Ligës Premier të enjten, por Lukaku refuzoi të vazhdojë negociatat, duke zgjedhur të qëndrojë në Inter.
28-vjeçari kishte luajtur tashmë në Stamford Bridge në vitin 2011, por bëri vetëm 15 paraqitje në nivel të lartë para se të huazohej në West Brom dhe Everton, me ‘Toffees’ që përfundimisht e nënshkruan atë me një marrëveshje të përhershme prej 35 milionë eurosh në vitin 2014.
Lukaku gjithashtu luajti për Manchester United, por sipas La Gazzetta dello Sport, ai nuk ka kujtime të mira nga ditët e tij në Ligën Premier, pasi ai shpesh merrte kritika nga tabloidët që diskutonin më shumë për peshën e tij sesa paraqitjet në fushë.
GdS – Lukaku, ma quale Chelsea: i 4 motivi che lo trattengono all’Interhttps://t.co/sd6c8j0z89
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) July 30, 2021
Sulmuesi belg është vendosur në Milano, ku ka blerë tre apartamente dhe ka hapur disa biznese në të gjithë qytetin. Ai është gjithashtu në marrëdhënie shumë të mirë me tifozët e Interit, të cilët e kanë mbështetur gjithmonë gjatë periudhës së tij dyvjeçare në klub.
Lukaku nuk harron se Interi i ofroi atij një rrugë shpëtimi nga Unitedi kur ai donte të largohej nga Old Trafford me çdo kusht në vitin 2019. Interi është një nga klubet që ai mbështeste si fëmijë, kështu që belgu nuk dëshiron të largohet tani.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Lukaku dëshiron të fitojë një pjesë tjetër të trofeve me Nerazzurrët pas titullit të tyre në Serie A në 2020-21. Ish-sulmuesi i Evertonit dhe Unitedit ka edhe më shumë motivim se sezonin e kaluar pasi Antonio Conte u largua nga klubi, kështu që Lukaku dëshiron të bëhet udhëheqës i një sezoni tjetër fitues. /Telegrafi/