Telegrafi

Katër anëtarë të familjes gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në Ditën e Krishlindjes në SHBA

Katër persona janë gjetur të vdekur brenda një shtëpie në New Mexico pas disa të shtënave në Ditën e Krishtlindjes.

Policia gjeti kufomat e katër personave pasi mori një thirrje për ndihmë në shtëpinë e Rio Rancho, në Albuquerque të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas raporteve të një të shtëne të mërkurën rreth orës 04:00 të mëngjesit të kohës lokale.

Autoritetet thanë që të katër viktimat duket se kanë vdekur nga plagët me armë zjarri.

Policia nuk ka lëshuar asnjë informacion tjetër në lidhje me viktimat ose rrethanat që lidhen me vdekjen e tyre.

Ende nuk është e qartë se në çfarë moshe kanë qenë viktimat.

Të katër personat ishin nga e njëjta familje, sipas të afërmve. /Telegrafi/