Site icon Telegrafi

Kate Winslet e mban Oscarin në WC

Çdokush që shkon për vizitë në shtëpinë e Kate Winslet, ka mundësinë që të prekë “Oscar –in” e saj, por për ta bërë një gjë të tillë do të duhet të shkojë më parë në tualet.

Aktorja hollivudiane ka rrëfyer sëfundmi se e mban statujën e artë, të fituar për rolin në filmin “The Reader”, në tualet.

Duke folur për revistën “WSJ”, 39 – vjeçarja tha se të gjithë ata që shkojnë tek shtëpia e saj, kanë mundësinë që ta marrin në dorë statujën dhe të shihen përpara pasqyrës.

“Të gjithë duan që ta prekin dhe ta mbajnë në dorë dhe të gjithë pyesin; sa e rëndë është apo ku e ke Oscar –in? Kështu mendova që vendi më i përshtatshëm ishte tualeti”, deklaroi ylli i “Titanic”. /Klan/Telegrafi/

Exit mobile version