Dukesha e Kembrixhit u vesh me një xhaketë sportive të bardhë, bluzë të bardhë, xhinse të zeza dhe një rrip të zi për mbrëmjen e rëndësishme.
Veshja, e cila ishte e shoqëruar me vathë të kuq, dukej se pasqyronte ngjyrat në flamurin e Shën Gjergjit.
Kate, u pa së bashku me burrin e saj Princin William, dhe djalin e saj Princ George, të cilët kishin veshur kostume.
Dukesha si gjithmonë është një shembull perfekt për tu ndjekur sa i përket modës.
Xhaketën e bardhë nga marka Zara ajo e kishte veshur edhe më parë, duke vërtetuar se nuk ka diçka të keqe të vishen rrobat disa herë.
Xhaketa përfshin një buton argjendi në pjesën e përparme dhe tre në mëngë. /Telegrafi/