Duke qenë se Kate Middleton po përfaqëson familjen mbretërore në një skenë ndërkombëtare, ajo zgjedh artikujt klasik që të duket sa më elegante.
Nuk është një detyrë e lehtë t’i përmbahesh të gjitha rregullave të protokollit, ndërkohë që turma e modës mbetet e kënaqur.
Gjatë viteve të fundit, Kate ka bërë zgjedhje shumë trendi, duke favorizuar rrobaqepësinë e mprehtë, ka shmangur ngjyrat e theksuara dhe ka eksperimentuar me aksesorët e flokëve.
Në vend të palltove në stilin Mbretëresha Elizabeth, ajo filloi të vishej pak më ndryshe, më klasike.
Dje (e martë), Dukesha vizitoi Universitetin e Derbit përpara Ditës Botërore të Shëndetit Mendor për t’u takuar me studentët. Middleton zgjodhi një veshje të thjeshtë, por elegante.
Sigurisht që ajo gjithashtu kishte një maskë fytyre, dhe edhe një herë zgjodhi një maskë të shtypur me lule. /Telegrafi/