Telegrafi

Kate Middleton vjen me ngjyrë të re flokësh

Vjen një kohë gjatë vitit kur temperaturat bien dhe gjithandej shohim ngjyra të reja flokësh.

Edhe vajzat e famshme kanë ardhur me ndryshime të veçanta në ngjyrën e flokëve, kështu duke zgjedhur kryesisht tonet e ngjyrës portokalli ( më saktësisht atë kungulli).

Trendit nuk mund t’i ikë as Kate Middleton, dukesha e njohur e cila është inspirim i vërtetë për shumë femra, por sigurisht ajo erdhi ndryshe sipas mënyrës së saj.

Lexo po ashtu Kate Middleton rikthen trendin e viteve ’80

Pasi eksperimentoi me flokë ngjyrë mjaltë, tone bionde dhe dredha të lehta, radha i erdhi ngjyrës çokollatë e cila i shkon jashtëzakonisht shumë Middleton.

Pamjen e re Kate e ndau në Instagram me ndjekësit e saj përmes një video, por vëmendjen e tërhoqi edhe jaka e saj me detaje interesante e cila është po ashtu një trend vjeshtor që do të vazhdoj edhe gjatë dimrit. /Telegrafi/