Telegrafi

Kate Middleton vishet si Princesha Diana në Skoci

Dukesha e Cambridge filloi turneun e saj në Skoci me Princin William dje (e hënë), e veshur me një veshje krejt të kaltër, praktikisht identike me një nga pamjet e viteve ’90 të Princeshës Diana.

Për një ditë angazhimesh brenda dhe rreth Edinburgut, Middleton kombinoi një xhaketë sportive të ndritshme të kaltër nga Zara  me një fund me pala nga marka Hope me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Nga butonat prej bronzi në xhaketën e saj me gjatësi treçerekëshe, kombinimi i saj dukej një interpretim modern i veshjes së vjehrrës së ndjerë që kishte veshur në vitin 1992.

Por ndërsa Diana zgjodhi takat e kaltëra, Middleton në vend të kësaj zgjodhi taka ngjyrë kafe që kombinoheshin në mënyrë të përsosur me çantën e saj.

Nuk është hera e parë që nuset inspirohen nga Princesha Diana. Ndër të tjera, Kate ka edhe unazën e saj të famshme të fejesës safir, e cila dikur i përkiste Princeshës. /Telegrafi/