Ajo që ne duam më shumë rreth Kate është mënyra se si ajo zotëron artin e veshjeve të cilat nuk kushtojnë shumë, duke paraqitur kështu më të mirën e botës britanike.
Rasti më i mirë? Fustani i thjeshtë, por i mahnitshëm të cilin e kombinoi me vath të cilët kushtojnë vetëm 11 euro.
Në fakt, Kate është kurorëzuar zyrtarisht ikona numër një mbretërore e modës, ka zbuluar hulumtimi i kryer nga Fashion Retail Academy, dhe ajo ende po shërben si inspirim edhe në kohë pandemie.
Lee Lucas, drejtori dhe shefi ekzekutiv i Fashion Retail Academy, një nga shkollat kryesore të modës në Mbretërinë e Bashkuar, duket se pajtohet. Ai tha: “Që kur gazetat u bënë të disponueshme gjerësisht në Mbretërinë e Bashkuar, familja mbretërore ka ndikuar në stilin e njerëzve, dhe në ditët e sotme me internetin dhe rrjetet sociale në dispozicion të tyre, është edhe më e lehtë për njerëzit të imitojnë zgjedhjet e tyre të veshjeve”.
“Përveç dizajnerëve të njohur, Kate është parë të veshë marka si Zara, Topshop dhe Marks & Spencer, gjë që e bën atë menjëherë më të këndshme për publikun britanik dhe zgjedhjet e saj të modës më të arritshme”. /Telegrafi/