Site icon Telegrafi

Kate Middleton thotë se nuk e ka takuar akoma foshnjën e Princit Harry dhe të Meghan, por mezi pret që ta shohë

Kate dhe Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Kate Middleton zbuloi se akoma nuk e ka takuar mbesën e saj të sapolindur, Lilibet, një javë pasi kunati i saj, Princ Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle, mirëpritën fëmijën e dytë.

Duke folur gjatë vizitës në një shkollë në Cornwall gjatë samitit të G7, Dukesha e Kembrixhit tha se mezi po priste ta takonte, emri i plotë i së cilës është Lilibet ‘Lili’ Diana Mountbatten-Windsor.

Duke u shfaqur së bashku me Zonjën e Parë të SHBA-së, Jill Biden, këtë pasdite, Kate u tha gazetarëve: “Unë i uroj asaj të gjitha të mirat, mezi po pres ta takoj sepse ende nuk e kemi takuar, kështu shpresojmë që së shpejti”.

Kate Middleton (Foto: PA)

E pyetur nëse kishte folur me të në ‘Facetime’, Dukesha u përgjigj: “Jo nuk kam biseduar”.

Meghan ka sjellë në jetë një vajzë të premten, teksa vetëm pak ditë më parë u bë i ditur lajmi se ajo dhe Harry u bënë prindër për herë të dytë.

Lexo po ashtu Meghan Markle dhe princi Harry janë bërë prindër të një vajze

Dyshja treguan se vajza u quajt Lilibet, me pseudonimin që familja mbretërore i dha mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshes së saj. Përveç kësaj, një emër tjetër i dha homazhe Princeshës Diana, e cila vdiq tragjikisht në vitin 1997.

Harry, Meghan dhe Archie (Foto: Getty Images)

Çifti tashmë janë prindër edhe të një djali me emrin Archie, i cili ka lindur më 6 maj të vitit 2019.

Markle gjatë kësaj kohe kishte anuluar të gjitha angazhimet për shkak të problemeve në shtatzëni. /Telegrafi/

Exit mobile version