Lajmi që supozohet se ka dalë nga burime të sigurta nga Buckingham Palace, ka zënë faqen e parë të revistës amerikane OK Magazine. Sipas burimit, Kate Middleton është shtatzënë në muajin e tretë dhe kësaj radhe pret dy vajza binjake.
Sekreti ka dalë nga disa imazhe që sipas burimit, janë ekografi të dukeshës, të cilat ja ka dërguar bashkëshortit te saj, Princit William që ka mbetur i habitur, pasi kjo shtatzëni nuk ka qenë e planifikuar, transmeton Telegrafi.
E gjithë kjo sepse djali i parë i çiftit princëror është trevjeçar, ndërsa Charlotte, vajza e dytë nuk ka bërë ende tetë muaj jetë.
Kjo gjë, shton burimi, ka shtrënguar çiftin që të ruajë sekret shtatzëninë e Kate, së paku deri sa barku të dalë në evidencë. /Telegrafi/