Telegrafi

Kate Middleton shkëlqen në tapetin e kuq të premierës së filmit “Top Gun: Maverick”

Kate Middleton është shfaqur bardh e zi në tapetin e kuq.

Dukesha i’u bashkua bashkëshortit Princ William në premierën në Londër të “Top Gun: Maverick” të enjten, e veshur me një fustan të zi elegant dhe të thjeshtë nga Roland Mouret me një pjesë të bardh në pjesën e sipërme.

40-vjeçarja kishte si aksesorë një çantë nga Alexander McQueen dhe një palë vathë diamanti, ndërsa William kishte veshur një kostum McQueen të errët.

Dukesha i kishte stiluar flokët drejt me ndarje në mes për të plotësuar pamjen moderne.

Lexo po ashtu Kate Middleton thotë se asnjë nënë nuk është imune ndaj ankthit dhe depresionit në një video-mesazh për rolin e saj të ri si mbrojtëse e Aleancës së Shëndetit Mendor të Nënës

Çifti mbretëror pozoi me njeriun kryesor të “Top Gun”, Tom Cruise, dhe përshëndeti yjet e filmit Jennifer Connelly, Jon Hamm dhe Miles Teller.

Premiera e fundit e filmit të profilit të lartë ku morën pjesë çifti ishte për filmin e James Bond “No Time to Die” në vitin 2021, ku Middleton verboi me një fustan ari vezullues pelerine nga Jenny Packham. /Telegrafi/