Kate Middleton është shfaqur bardh e zi në tapetin e kuq.
Dukesha i’u bashkua bashkëshortit Princ William në premierën në Londër të “Top Gun: Maverick” të enjten, e veshur me një fustan të zi elegant dhe të thjeshtë nga Roland Mouret me një pjesë të bardh në pjesën e sipërme.
40-vjeçarja kishte si aksesorë një çantë nga Alexander McQueen dhe një palë vathë diamanti, ndërsa William kishte veshur një kostum McQueen të errët.
Dukesha i kishte stiluar flokët drejt me ndarje në mes për të plotësuar pamjen moderne.
Çifti mbretëror pozoi me njeriun kryesor të “Top Gun”, Tom Cruise, dhe përshëndeti yjet e filmit Jennifer Connelly, Jon Hamm dhe Miles Teller.
Premiera e fundit e filmit të profilit të lartë ku morën pjesë çifti ishte për filmin e James Bond “No Time to Die” në vitin 2021, ku Middleton verboi me një fustan ari vezullues pelerine nga Jenny Packham. /Telegrafi/