Site icon Telegrafi

Kate Middleton shfaqet me një kostum ngjyrë vjollcë pas paraqitjes glamuroze në tapetin e kuq

Mbrëmë (e martë) Duka dhe Dukesha e Kembrixhit dhe Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall-it kanë marrë pjesë në premierën shkëlqyese botërore të filmit të ri të James Bond, “No Time To Die”.

Për daljen e sotme, Kate Middleton zgjodhi të vishte një xhaketë ngjyrë vjollcë dhe pantallona të përshtatshme, të cilat ajo i shoqëroi me një bluzë me ngjyrë të kaltër dhe taka të përshtatshme.

Ndërkohë, Princi William zgjodhi një kostum në ngjyrë të kaltër për rastin.

Foto: DailyMail

Çifti kanë mbërritur në Derry-Londonderry ku do të kalojnë ditën duke takuar të rinjtë dhe duke dëgjuar sesi organizatat po angazhohen nëpër komunitete për të promovuar marrëdhënie pozitive. Është hera e parë e tyre në këtë zonë të Irlandës Veriore.

Foto: DailyMail

Ndërsa Kate dhe William vizituan për herë të fundit Irlandën Veriore në mars të vitit 2019, Dukesha gjithashtu vizitoi vendin në shkurt 2020, javë para karantimit si shkak i COVID-19. /Telegrafi/

Foto: DailyMail

 

Foto: DailyMail

 

Foto: DailyMail

 

Foto: DailyMail
Exit mobile version