Dukesha Kate Middleton dhe princi William morën pjesë në fejesën e parë mbretërore që nga fillimi i COVID-19.
Dukesha shkëlqente si gjithmonë me veshjet e saj, kësaj here me një fustan të stampuar me lule.
Fustani është një veshje e bukur me ngjyrë të zbehtë blu me mëngë të gjata e stampuar me lule rozë.
Rripi i vendosur nxori në pah belin e saj dhe plotësoi pamjen e saj.
Por, fakti që tërhoqi më shumë vëmendje në këtë pamje ishte se këtë fustan Kate e kishte veshur edhe më parë.
Së pari e pamë që ajo e veshi atë në shtator të vitit 2019, në një dalje në natyrë së bashku me fëmijët e saj. /Telegrafi/