Vetëm një ditë pasi u shfaq me rroba sportive, Kate u pa në një kombinim krejtësisht të bardhë.
Një xhaketë mbi një fund të rrjedhshëm me detaje dantellash në pjesën e poshtme ishte zgjedhja e Dukeshës, e cila i’u bashkuar partnerëve që mbështetën projektin e saj të fotografisë, Hold Still.
Vitin e kaluar, Dukesha inkurajoi njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të fotografin jetën mes karantinave për shkak të coronavirusit, duke rezultuar në një galeri dhe libër digjital prekës.
“Faleminderit partnerëve të shkëlqyer që e bënë realitet Hold Still!”, mbishkoi Faqja zyrtare e Kate dhe Princ William në Instagram dy fotografi nga mbrëmja. “U desh një kohë e gjatë për t’i bashkuar në mënyrë fizike të gjithë që qëndruan prapa këtij projekti të jashtëzakonshëm së bashku, por sonte ne më në fund e arritëm atë. Ideja për #HoldStill2020 erdhi pikërisht në fillimin e pandemisë, dhe synonte të bashkonte njerëzit dhe komunitetet, duke përdorur fuqinë e mahnitshme të fotografisë”.
Fundi dhe xhaketa mahnitëse ishin nga marka Self Portrait, por ajo që u komentua më shumë nga pamja ishte kapja e flokëve bisht e Katem Edhe pse stili është shumë i thjeshtë, dukej shumë elegant te Dukesha. /Telegrafi/