Kishte një arsye se përse Kate Middleton nuk mori pjesë në zbulimin e statujës së Princeshës Diana, pavarësisht dëshirës së saj.
“Për shkak të respektit për Princin Harry dhe Princin William, familja mbretërore dëshironte që ajo të ishte vetëm për djemtë e Dianas dhe jo për vëmendje të publikut”, tha një burim për Us Weekly të premten.
“Kate padyshim që po mbështeste [burrin e saj] William ndërsa fizikisht nuk ishte atje dhe dëshironte vërtet të merrte pjesë, por familja si një e tërë vendosi se ishte më e mira për fëmijët dhe për të të qëndronin në shtëpi”, pretendoi burimi.
Middleton, 39 vjeçe, dhe tre fëmijët e saj Princi George, 7 vjeç, Princesha Charlotte, 6 vjeçe dhe Princi Louis, 3 vjeç, pritet të vizitojnë statujën ditëve në vazhdim.
Të enjten, Harry, 36 vjeç dhe William, 39 vjeç, lanë mënjanë mosmarrëveshjet për të nderuar nënën e tyre të ndjerë në atë që do të kishte qenë ditëlindja e saj e 60-të.
Tre vëllezërit e motrat e Dianës u bashkuan po ashtu për një ceremoni private në Sunken Garden në Pallatin Kensington të Londrës. Ishte hera e dytë që vëllezërit u shfaqën së bashku në publik që kur Harry u largua nga detyrat mbretërore mbi një vit më parë.
Statuja, e porositur nga vëllezërit në vitin 2017, e paraqet Dianën të rrethuar nga tre fëmijë.
Stili i veshjes së saj ka për qëllim të evokojë periudhën e fundit të jetës së saj kur ajo fitoi besim në punën humanitare. /Telegrafi/