Site icon Telegrafi

Katari paralajmëron se inkursioni tokësor i Gazës do të ketë ‘pasoja katastrofike’ në Lindjen e Mesme

Inkursioni tokësor i Izraelit në Gaza do të ketë “pasoja katastrofike” në stabilitetin e rajonit, ka paralajmëruar ministria e jashtme e Katarit.

Operacioni është pjesë e një politike të “ndëshkimit kolektiv dhe përpjekjeve për të zhvendosur me forcë popullin palestinez”, tha ministria, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ky vend akuzoi Izraelin se ka kryer shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe humanitar duke i detyruar civilët të iknin në vendet fqinje.

“Shteti i Katarit shpreh shqetësimin e tij të thellë për inkursionin tokësor izraelit në Rripin e Gazës dhe e konsideron atë një zhvillim të rrezikshëm që do të ketë efekte shkatërruese të sigurisë dhe humanitare në Rrip, veçanërisht në sigurinë e civilëve dhe pengjeve”, thuhet në një deklaratë.

Ai “gjithashtu paralajmëron për pasojat katastrofike në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”.

Ministria e Jashtme tha se inkursioni përbënte një “shkelje flagrante” të rezolutës së miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar. /Telegrafi/

Exit mobile version