Telegrafi

Kastro Zizo publikon një fotografi të rrallë me Zaiminën, dukeshin shumë ndryshe 11 vite më parë (Foto)

Këngëtari Kastro Zizo ka qenë ditëve të fundit në qendër të vëmendjes së mediave.

I njëjti akuzoi Festivalin e RTSH-së se nuk pranuan këngën e tij, me akuzën se kërkohet lekë për pjesëmarrje në festivalin e vetëm shtetëror në Shqipëri.

Lexo po ashtu Kastro Zizo shpërthen me të bërtitura kundër Festivalit të RTSH-së: Janë pazarxhinj (Video)

Kastro njihet si person shumë i shoqërueshëm, dhe i tillë ai është me një numër të madh artistësh të njohur.

Zaimina Vasjari është njëra ndër koleget me të cilën këngëtari ruan raporte shumë të mira, qysh prej vitesh.

Ai ka publikuar së fundmi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, një fotografi të vjetër, ku shfaqet bashkë me Zaiminën.

Kjo fotografi është realizuar në vitin 2006, atëherë kur Vasjari sapo kishte filluar karrierën e saj në muzikë.

Lexo po ashtu Zaimina e zhveshur nga vaska me dedikim për të dashurin: Më puth poshtë dritës së mijëra yjeve (Foto)

Dyshja në fjalë dukeshin shumë ndryshe vite më parë, gjersa me kalimin e kohës kanë ndryshuar, dhe tani secili duken shumë më ndryshe, veçanërisht Zaimina.

Kjo e fundit nuk ka nguruar edhe të komentojë në fotografinë e këngëtarit, duke pyetur me habi se si ka mundësinë që ai e ka ende këtë fotografi në arkivë.

“E vjetër, por e artë”, e ka cilësuar këngëtarja imazhin në fjalë. /Telegrafi/