Rep-artisti me prejardhje nga Gjilani, Kastro, është tejet i pëlqyer në estradën shqiptare.
Që nga paraqitja e tij e parë, artisti ka arritur të grumbullojë mijëra fansa, të cilët po e mbështesin vazhdimisht.
Në një postim në rrjetin social Instagram, Kastro ka bërë të ditur se tashmë ka lansuar projektin e shumëpritur.
“Bonita” titullohet kënga, për instrumentalin e së cilës ka punuar Bo Beatz dhe Ditty Beatz.
Sikurse edhe herëve të tjera, edhe për tekstin e kësaj të fundit është përkujdesur vetë Kastro, ndërsa masterizimin e saj e ka bërë Nome Ent.
Në klip ai shihet me një vajzë, ndërsa pozojnë në disa skena të ndryshme, e për punën e të gjithë kësaj është përkujdesur Enis Nishori.
Që në minutat e parë të publikimit, “Bonita” ka filluar të pëlqehet në masë të madhe nga adhuruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/