Telegrafi

Kastriot Rexha: Niveli i Feronikelit me atë të Milanit dallon shumë

Kastriot Rexha është deklaruar pas humbjes që Feronikeli pësoi ndaj Milanit në miqësoren që u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Sulmuesi i kampionit të Superligës së Kosovës ka thënë se ata janë një nivel tjetër me gjigantin italian, që ka vlerë mbi gjysmë milioni.

“Ne kemi tentuar ta zhvillojë lojën tonë dhe të mbrohemi më shumë duke ditur se e kemi përball Milanin”

“Ne e kemi ditur se e kemi lojën e humbur pasi kishim punë me një skuadër gjysmë milionëshe, por edhe nivelin tonë që jemi larg tyre”.

“Godita shtyllën, mirëpo fati nuk deshi që të futej në rrjetë edhe pse krijuam disa shanse të mira ndaj Milanit që luanë një nivel tejet të lartë nga e jona”, ka shtuar më tej sulmuesi i Feronikelit.

Rexha kishte shansin që ta ngushton epërsinë ndaj Rossonerëve në 2-1, në minutën e 74-të, mirëpo goditi shtyllën. /Telegrafi/