Flamur Kastrati ka gjetur formën e duhur në kampionatin norvegjez.
Sulmuesi nga Kosova po shkëlqen me skuadrën e tij Kristiansund me gola e asistime.
Së fundmi Kastrati arriti të shënoj një gol të bukur në humbjen nga ish-kampionët e Norevgjisë, Molde 3-2.
Me golin ndaj Moldes, sulmuesi nga Deçani ka arritur në koutën e gjashtë golave, ndërsa ka bërë edhe katër asistime.
Tifozët e skuadrës Kristiansund kanë bërë një pankartë speciale për Flamurin, duke e krahasuar me ikonën e Romës, Francesco Tottin.
Norvegjezët kanë bërë pankartën ‘No Kastrati, no party’, e njëjta siç ishte nga Giallorosët ‘No Totti, no party’.
Në sfidën e fundit, Kastrati shënoi dhe festoi së bashku me tifozët e tij duke iu falënderuar për dashurinë dhe respektin e madh.
Kujtojmë që Flamuri ka qenë ndër lojtarët e parë që ka pranuar ta përfaqësoj Kosovën në vitin 2014.
Por çuditërisht në ndeshjet e fundit ai nuk është ftuar nga Kosova edhe pse po kalon nëpër një formë të shkëlqyer. /Telegrafi/