Site icon Telegrafi

“Kasapi i Mariupolit” shkarkohet nga posti i zëvendësministrit të Mbrojtjes

Mikhail Mizintsev (Foto: Sefa Karacan/Anadolu Agency/Getty Images)

Gjeneralkoloneli rus Mikhail Mizintsev, ndryshe “Kasapi i Mariupolit” për rolin e tij në luftën e Ukrainës, është shkarkuar nga posti i zëvendësministrit të mbrojtjes.

Kjo sipas blogerit ushtarak rus, Alexander Sladkov, dhe faqes së lajmeve RBC, transmeton Telegrafi.

Mizintsev orkestroi rrethimin e Mariupolit, në jug të Ukrainës, në muajt e parë të luftës vitin e kaluar.

Në shtator ai u emërua zëvendësministër i mbrojtjes i ngarkuar për logjistikën dhe furnizimet.

Kur BE-ja e sanksionoi atë në qershor të vitit të kaluar, ata thanë se ai ishte përgjegjës për rrethimin “çnjerëzor” të Mariupolit.

Raportet që treguan për shkarkimin e tij nuk treguan se cila ishte arsyeja. /Telegrafi/

Exit mobile version