Site icon Telegrafi

Kasami-Yannakakis: U bisedua për zgjedhjet dhe për marrëdhëniet Maqedoni-Greqi

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot ka takuar ambasadorin e Greqisë në Maqedoni, Dimitris Yannakakis, thuhet në njoftimin e dërguar deri tek Telegrafi Maqedoni.

Në takim u bisedua rreth platformës politike të kësaj partie.

Gjithashtu u bisedua për marrëdhëniet Greqi-Maqedoni, dhe gjetjen e një zgjidhje për çështjen e emrit.

Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla në frymë miqësore të vijnojnë edhe në të ardhmen./Telegrafi/

Exit mobile version