Pajtim Kasami së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.
Mesfushori shqiptar nuk është në planet e klubit grek Olypiakos dhe pritet të mbetet i lirë.
Ai është afër transferimit në elitën e futbollit zviceran tek skuadra Grasshopper.
Mediat zvicerane e kanë bërë punë të kryer kalimin e tij në kampionatin zviceran.
Zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të bëhet brenda kësaj jave.
Ky do të jetë një rikthim për Kasamin në elitën e futbollit zviceran pasi më parë ka luajtur për Luzernin. /Telegrafi/