Site icon Telegrafi

Kasami paralajmëron masa kundër ndotjes së ajrit: Një person të mos dalë i vetëm me veturë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se do të merren masa për të ulur ndotjen e ajrit në Tetovë. Një ndër masat që do të ndërmerren, Kasami tha se policia do të informojë qytetarët që të mos i përdorin automjetet pa nevojë dhe të shfrytëzojnë transportin publik.

Kasami tha se ligjërisht nuk mund të ndalohet lëvizja e lirë e qytetarëve me automjete, por se do t’u kërkohet nga policia të mos lëvizin të vetëm me makinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ligjërisht nuk është e mundur të ndalohet, por propozimi është që policia bashkë me inspektorët të ndalojnë veturat dhe të informojnë qytetarët që në funksion të kujdesit ndaj ambientit mos të udhëtojnë pa nevojë një veturë një person dhe në të njëjtën kohë të shfrytëzojnë transportin publik”, tha Kasami./Telegrafi/

Exit mobile version