Site icon Telegrafi

Karvanet ushtarake ruse kalojnë kufirin

Karvanet ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë në rajonet veriore të Chernihiv dhe Sumy, dhe në rajonet lindore të Luhansk dhe Kharkiv, ka thënë shërbimi i rojës kufitare të Ukrainës (DPSU).

Thuhet se ofensiva ruse u parapri me zjarr artilerie.

Ka pasur lëndime në mesin e rojeve kufitare ukrainase, thotë DPSU.

Më tutje thuhej se rojet kufitare të Ukrainës dhe forcat e armatosura “po marrin të gjitha masat për të ndaluar armikun”.

Ndryshe, shtatë persona thuhet se kanë vdekur si rrjedhojë e bombardimeve nga forcat ruse.

Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa-s vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë.

Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur.

Një person ka vdekur në qytetin e Mariupolit. /Telegrafi/

Exit mobile version