Kryetari i Republikës së Maqedonisë do t’ia ndajë mirënjohjen ‘Karta e Republikës së Maqedonisë’, Asociacionit të shoqatave të inxhinierëve-Institucioni inxhinierik i Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mirënjohja e Institucionit inxhinierik të Maqedonisë ndahet me rastin e 70-vjetorit të themelimit si organizatë profesionale shkencore-profesionale dhe veçanërisht për rezultatet e arritura në stimulimin dhe koordinimin e zhvillimit të shkencës dhe teknologjive të reja në të gjitha disiplinat inxhinierike në Maqedoni. /Telegrafi/